Arrihet marrëveshja për transferimin e Eriksen

Arrihet marrëveshja për transferimin e Eriksen
10:26 | 7 Gusht 2019

Mesfushori Christian Eriksen ka pranuar ofertën e Manchester United, dhe është drejt transferimit në ‘Old Trafford’.

Reprezentuesi danez në fund të sezonit të kaluar njoftoi Tottenhamin se dëshironte një sfidë të re, duke shpresuar t’i bashkohet Real Madridit.

Sidoqoftë, interesimi nga Spanja ka qenë minimal, dhe Manchester United ka arritur të fitojë garën, në orët e fundit të afatit kalimtar në Premierligë.

Transferimi i Eriksen, mund të bëjë që Manchester United në orët e fundit të heq dorë nga Pogba, që mund të transferohet në Serie A te Juventus apo në La Liga te Real Madrid.

Eriksen te Manchester United në rast të largimit të Pogbas, do të jetë lojtari i dytë më i paguar, pas Alexis Sanchez./Lajmi.net/

TAGS