Arsenal 3:1 Valencia, notat e lojtarëve – Xhaka në mesin e më të mirëve

Arsenal 3:1 Valencia, notat e lojtarëve – Xhaka në mesin e më të mirëve
Tash esht Koha

Ka përfunduar edhe ndeshja e parë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Evropës, ndërmjet  Arsenal dhe Valencia.

Takimin e parë e fituan skuadra vendase, të cilët triumfuan me rezultatin 3:1 ndaj mysafirëve nga Spanja.

Golat në këtë takim për skuadrën e Arsenal i shënuan Alexandre Lacazette (2X) dhe Pierre Emerick Aubameyang, shkruan lajmi.net.

Në mesin e të dalluarve tek ‘Gunners’ ishte edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili ishte asistues në golin e Lacazette.

Për Valencian, golin e vetëm e realizoi Mouctar Diakhaby, gol që nuk doli të ishte i mjaftueshëm për spanjollët.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘SofaScore’. /Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS