Arsenal fiton duelin e parë në gjysmëfinalen kundër Valencia, shkon me avantazh në Spanjë

Arsenal fiton duelin e parë në gjysmëfinalen kundër Valencia, shkon me avantazh në Spanjë

Arsenal fiton duelin e parë në gjysmëfinalen kundër Valencia, shkon me avantazh në Spanjë

Skuadra e Arsenal ka arritur që të shënojë fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

‘Gunners’ para tifozëve të vet arritën që të triumfojnë me rezultatin 3:1, përballë skuadrës së Valencias, shkruan lajmi.net.

Ishin mysafirët ata që zhbllokuan rezultatin, kur po luhej vetëm minuta e 11’ e takimit. Mouctar Diakhaby ishte ai që gjeti rrugën e golit, për rezultatin 0:1.

Vetëm shtatë minuta më vonë (18’) erdhi kundërpërgjigja e londinezëve, të cilët me anë të Alexandre Lacazette rikthyen baraspeshën.

Dinamika e lojës vazhdoi të ishte e njëjta dhe këtë e shfrytëzoi përsëri Lacazette, i cili në minutën e 26’ shënoi edhe golin e tretë në këtë takim, që ishte i dyti për skuadrën e tij.

Në fundin e ndeshjes, ishte Pierre Emerick Aubameyang ai që realizoi për 3:1, për t’i dhënë Arsenalit një avantazh të konsiderueshem para udhëtimit në Spanjë.

Golat e Lacazette e Aubameyang në fund të takimit dolën të jenë vendimtarët për këtë ndeshje, që thuajse ka vendosur edhe finalistin e parë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS