Arsenal ia dërgon ofertën e fundit Celticut

Arsenal ia dërgon ofertën e fundit Celticut
10:26 | 2 Gusht 2019

Arsenal vazhdon të insistojë për mbrojtësin e majtë, Keltan Tierney.

Siç raporton Daily Express, Arsenal janë të gatshëm të bëjnë edhe ofertën e tretë dhe të fundit për mbrojtësin e majtë, Keltan Tierney, përcjell lajmi.net.

‘Gunners’ tashmë kanë dërguar dy oferta në vlerë prej 15 milionë euro dhe 25 milionë euro, por që të dyja janë refuzuar nga kampionët skocezë.

Oferta e tretë e Arsenal, pritet të jetë pak më e lartë se dy parapraket, duket përfshirë edhe një përqindje tarifash në rast shitjes.

Arsenal një ditë më parë kompletoi transferimin e Nicolas Pepe nga Lille, për 80 milionë euro./Lajmi.net/

TAGS