Arsenal – Man Utd, formacionet e mundshme për ndeshjen e Kupës FA

Arsenali dhe Manchester Unitedi do të ndeshen mes vete në kuadër të ndeshjes 1/16-tën për Kupën FA.

Topçinjtë janë nikoqir të Unitedit në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA, e cila do të zhvillohet në Emirates Stadium me fillim nga ora 20:55.

Ky takim është shumë i vlefshëm pasi zhvillohet vetëm një ndeshje dhe fituesi kalon tutje, ose në rast se ndeshja përfundon me barazim atëherë luhet edhe ndeshja kthyese.

Lexo po ashtu:

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery vjen pas fitores ndaj Blackpoolit me rezultat 3-0 në fazën e 1/32-tës, ndërsa Unitedi mposhti 2-0 Brightonin.

Në kampionat Arsenali ka formë të luhatshme në ndeshjet e fundit, ndërsa Unitedi ka fituar shtatë ndeshjet e fundit radhazi me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer.

Ndeshja e fundit ishte shumë e luftuar (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Fituesi i ndeshjes Arsenal-United do të ndeshet në 1/8-tën e finales me fituesin e ndeshjes Crystal Palace-Tottenham.

Të dy skuadrat pritet të kenë disa mungesa për këtë ndeshje, por trajnerët mendohet se do të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Topçinjtë nga minuta e parë mendohet se do të luaj shqiptar Granit Xhaka.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Cech; Maitland-Niles, Sokratis, Koscielny, Kolasinac; Xhaka, Torreira, Guendouzi, Ramsey; Lacazette, Aubameyang.

Formacioni i mundshëm i Man Utd: De Gea; Young, Lindelof, Jones, Dalot; Herrera, Matic, Pogba; Sanchez, Rashford, Martial.

/Telegrafi/

TAGS