Arsenal ndalet nga Everton, Chelsea dhe Tottenham në ‘festë’

Arsenal ndalet nga Everton, Chelsea dhe Tottenham në ‘festë’

Everton e ka mposhtur Arsenalin në javën e 33-të në Premierligë.

Everton ka fituar 1 me 0 ndaj Arsenalit në përballjen e tyre në ‘Goodison Park’.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Phil Jagielka në minutën e 10’-të, raporton lajmi.net.

Arsenal u mundua deri në fund, por ishin të pafuqishëm që ta fitonin ndeshjen dhe të riktheheshin në vendin e tretë, gjersa tani u rrezikohet edhe vendi i katërt.

‘Topçinjtë’ gjenden në vendin e katërt me 63 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në vendin e pestë, gjersa Tottenham është në të tretin me një pikë më shumë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS