Arsenal ‘shuan’ shpresat për top katërshe, gjunjëzohet nga Leicester

Arsenal ‘shuan’ shpresat për top katërshe, gjunjëzohet nga Leicester
Tash esht Koha

Skuadra e Arsenal ka dëshpëruar tifozët e vet duke u mposhtur në përballjen ndaj Leicester.

Në një ndeshje që ishte jetikë për garën e top katërshes, ‘Gunners’ u mposhtën nga Leicester me rezultatin 3:0.

Një pjesë të madhe të fajit për këtë disfatë do ta bartë i riu i skuadrës, Ainsley – Maitland – Niles, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh në minutën e 36’, për ta lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Pjesa e parë përfundoi pa gola në këtë takim mjaft interesant, por në pjesën e dytë lojtarët vendas shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë.

Ishte minuta e 59’ kur Youri Tielemans realizoi për të zhbllokuar rezultatin në këtë takim dhe për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, shkruan lajmi.net.

Deri në fund  të takimit skuadra vendasi pati edhe disa mundësi të mira, por në top formë ishte portieri i Arsenal, Leno, i cili e mbajti rezultatin në vetëm 1:0.

Gjithsesi, në minutën e 85’, edhe Leno u dorëzua, pasi Jamie Vardy realizoi për rezultatin 2:0, para se të shënonte përsëri në minutën e 94′ për 3:0.

Me këtë humbje, Arsenal mbetet në kuotën e 66 pikëve, me një pikë më pak sesa Chelsea, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur kundër Manchester United, që gjithashtu kanë mundësi ta parakalojnë skuadrën e Arsenal. /Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS