Arsenal – Sporting, formacionet zyrtare

Arsenal – Sporting, formacionet zyrtare

Arsenali do të përballet me Sportingun e Lisbonës në xhiron e katërt në Ligën e Evropës.

Topçinjtë së bashku me klubin portugez ndodhen në Grupin E dhe janë favoritë për të kaluar tutje.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Portugali, Arsenali fitoi me një gol në minutat e fundit.

Ndërsa sot në rast fitoreje, atëherë skuadra e Unay Emery do ta siguronte matematikisht kalimin nga grupi.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka nuk është grumbulluar fare për këtë takim, ndërsa mbrojtësi Shkodran Mustafi ndodhet në bankën rezervë.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Cech, Lichtsteiner, Holding, Sokratis, Jenkinson, Ramsey, Guendouzi, Smith-Rowe, Iwobi, Mkhitaryan, Welbeck.

Sporting: Renan, Ristovski, Coates, Pinto, Acuna, Petrovic, Gudelj, Battaglia, Fernandes, Nani, Montero. /Telegrafi/

TAGS