Arsenali barazon

Arsenali barazon

Arsenal dhe Leicester City kanë ndarë pikët duke luajtur barazim 1:1 në ‘Emirates Stadium’, në kuadër të javës së 34-të të Premierligës.

Pierre Emerick Aubameyang i dha epërsinë Arsenalit, duke shënuar në minutën e 21’.

Arsenal në minutën e 75’, mbeti me një lojtar më pak, kur zëvendësuesi Nketiah u ndëshkua me karton të kuq.

Prezencën më të madhe numerike në fushë e shfrytëzoi Leicester City, që barazoi me Jamie Vardyn në minutën e 84’.

Pas 34 ndeshjeve, Arsenal renditet në vendin e shtatë me 52 pikë, ndërsa Leicester me 59 pikë, në vendin e katërt.