Arsenali do t’i largojë Ozilin dhe Mkhitaryanin

Arsenali do t’i largojë Ozilin dhe Mkhitaryanin

Arsenali është duke kërkuar për ta liruar hapësirën në skuadër për të transferuar lojtarë të rinj gjatë kësaj vere.

Unai Emery dhe Arsenalit janë në kërkim të një opsioni për t’i larguar Mesut Ozilin dhe Henrikh Mkhitaryanin gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, raporton The Dailly Mirror, transmeton Gazeta Express.

Kjo gjë vjen si pasojë e pagave të larta të këtyre dy futbollistëve. Emery dëshiron të shpenzojë para për lojtarë të rinj në pozita të tjera.

Strategu spanjoll është duke shpresuar se do të mund ta transferojë një sulmues të krahut të majtë, një mbrojtës të krahut të majtë, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor sulmues gjatë afatit të ardhshëm kalimtar. /Gazeta Express/

TAGS