Arsenali gabon, pak shpresa për Ligën e Kampionëve

Ekipi i Unai Emery barazoi 1-1 ndaj Brighton, në ‘Emirates’.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 9-të, kur Pierre Emerick-Aubameyang shënoi nga pika e bardhë, e fituar nga Nacho Monreal.

Po nga e njëjta mënyrë realizuan edhe mysafirët me G.Murray (60’), përcjell lajmi.net.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, edhe pse rastet nuk munguan.

Arsenali tashmë me shumë gjasa do mundohet ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve nëpërmjet triumfit në Europa Ligë, pasi gjendet në vendin e pestë me 67 pikë, tre më pak se Tottenhami që mban pozitën e katërt por ka një goldallim dukshëm më të mirë se ‘Gunners’.

Brightonin e siguroi javën e kaluar mbetjen në Premier Ligë edhe për një sezon. /Lajmi.net/

TAGS