Arsenali kalon Barcelonën në garë për Rabiot

Adrien Rabiot është futur në muajt e fundit të kontratës së tij me Paris Saint Germainin.

Mesfushori francez ka pasur disa oferta nga PSG për ta vazhduar kontratën, por një gjë të tillë nuk e ka bërë.

Kësisoj Rabiot gjatë afatit kalimtar veror mund t’i bashkohet ndonjë skuadre si futbollist i lirë.

Barcelona ishte skuadra më e interesuar për të nënshkruar me mesfushorin francez.

Adrien Rabiot. (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin anglez Ligën Premier.

Është Arsenali që së fundmi është futur fuqishëm në garë për ta marrë lojtarin.

Sipas medieve angleze Topçinjtë janë gati t’i dhurojnë një pagë vjetore prej 10 milionë funteve Rabiotit.

Kjo është arsyeja që Rabiot tani po dëshiron t’i bashkohet Arsenalit.

Gjithashtu për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe Tottenham dhe Liverpool. /Telegrafi/

TAGS