Arsimi në regres, BDI fle gjumë

Arsimi në regres, BDI fle gjumë

Arsimi është hallka e shoqërisë për të cilën shteti duhet të investojë shumë që ajo mos të ndryshket. Por, e kundërta ndodh në vendin tonë. Me vite arsimi ka ngecje, ndërkaq asnjë qeveri deri tash nuk ka ndërmarrë masa konkrete për zgjidhje të problemeve shumë elementare siç janë kushtet e mira në shkolla, furnizimi me libra, programetstimulative edukative e të tjera.
Është më se turpshme të shohësh se si nxënësit mësojnë nga libra të grisur nga ku mezi lexohet dhe ky problem nuk ka gjetur zgjidhje që nga viti 2014. Është më se e turpshme kur vendi jonë me dy gjuhë zyrtare atë maqedonase dhe shqipe, në sistemin arsimor nuk u siguron edukim në gjuhë amtare shumë nxënësve shqiptarë.
Është turp për çdo ministër që deri sot ka marrë përgjegjësinë e arsimit të lejojë që banjot e shkollave edhe në vitin 2020 të jenë vatër e sëmundjeve.
Është për të të ardhur keq që nxënësit tanë nuk marrin asnjë ndihmë financiare për shkollim, apo edhe ata që marrin ndihmë janë në shuma minimale.
Arsimi në vendin tonë ka nevojë për reformim rrënjësor dhe ligje të zbatueshme që sjellin ndryshime, e jo ligje sa për të zënë vend.
Arsimi në vendin tonë ka nevojë për buxhet më të lartë dhe kushte më të mira si për nxënësit, ashtu edhe mësimdhënësit.

Departamenti për Arsim-Aleanca për Shqiptarët,
21.01.2020