Në dy ose tre javët e ardhshme, mund të pritet vendimi i gjykatës më të lartë, rreth ankesës së ish-shefit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, i cili u shkarkua nga posti. U.D Kryetari i kësaj gjykate thotë se dy Këshillat e apelit janë formuar dhe lënda po shqyrtohet nga gjykatës, të cilët duhet të vendosin nëse shkarkimi i Vengellovskit nga Këshilli Gjyqësor, ka bazë apo jo.
“Lënda është marrë për t’u punuar nga ato këshille. Tani po shqyrtohet lënda dhe besoj shpejtë, ajo është punë e atyre këshillave dhe nëse vlerësojnë se procedura është e pjekur lidhur me shqyrtimin e lëndës do thirrin seancë dhe në atë seancë do merret vendim”, tha Faik Arsllani, U.D kryetarë i Gjykatës Supreme.
Arsllani nga pozita e ushtruesit të detyrës, kryetarë i Gjykatës supreme informoi se pas shkarkimit të Vangellovskit ka trashëguar rreth 30 lëndë të lëna në sirtarë. Pjesa më e madhe e tyre janë zgjidhur, por pjesërisht janë nënshkruar nga gjykatësit e pjesërisht jo. Arsllani për lëndët e gjetura në sirtarë për vitin 2018 por edhe për më të vjetra, e ka informuar Këshillin gjyqësor. Ndërsa Këshilli gjyqësor për lëndët e pazgjidhura e ka informuar Prokurorinë dhe Komisionin kundër korrupsionit.
Përse anti- korrupsioni?
“Ndoshta do të gjej diçka që është në kompetencë të Anti- korrupsionit”, u përgjigj Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit gjyqësor.
Dhe ju si do të veproni, a do të pritni përgjigje prej tyre apo paralelisht do të ndërmerrni diçka?
“Sigurisht që do të ndërmarrim. Fillimisht presim këtë ta bëj u.d kryetari i Gjykatës Supreme siç është rregulli, dhe nëse nuk e bën, ne do të ndërmarrim masa konkrete”, tha Zdravev.
Jovo Vangelovski nga posti i kryetarit të Gjykatës Supreme dhe gjykatësit u shkarkua më 10 shtator të vitit të kaluar për veprim joprofesional. Kërkesa për pushim nga puna u dorëzua për shkak të një vendimi për t’ia ndërprerë paraburgimin biznesmenit Sead Koçan, megjithëse ai ishte në arrati./Alsat-M/