Arsyeja se pse të gjithë të larguarit nga Ajaxi marrin numrin 34 – Për shokun e tyre Nouri që e mbylli herët karrierën nga dëmtimi në tru

Tash esht Koha

Në verën e vitit 2017 gazetat u mbushën me lajme për dëmtimin e frikshëm që  Abdelhak ‘Appie’ Nori e kishte pësuar në një ndeshje miqësore ndaj Werder Bremen.

Ishte 8 korrik kur në atë ndeshje Nouri mori një goditje të rëndë në tru, që ia mbylli edhe karrierën e sapo nisur futbollistike.

Vetëm vonë vëllai i tij kishte treguar se ai ka filluar të flas nga pak me familjen.

Por shokët e skuadrës nuk e harrojnë atë, e as fansat e Ajax, edhe pse i kishte zhvilluar vetëm tetë ndeshje me ekipin e parë.

I fundit ishte Mbrojtësi holandez Philippe Sandler që bëri debutimin e tij për Manchester City në fitoren e tyre 7-0 në FA Cup kundër Rotherham të dielën e kaluar.

Ai kishte veshur fanellën me numrin 34 si një nderim për ish-shokun e ekipit, Abdelhak ‘Appie’ Nouri.

Kur Manchester City siguroi Sandler verën e kaluar, ai vendosi edhe si kusht numrin 34 në fanellën e tij.

Por Sandler nuk është i vetmi që ka vendosur numrin 34 si kusht për t’u transferuar nga Ajax.

Justin Kluivert tek Roma, Amin Younes tek Napoli dhe Kevin Diks tek Fiorentina bënë të njëjtin gjest. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS