Arsyet që fshihen para përformancave të dobëta të Messit në Kupën e Amerikës

Arsyet që fshihen para përformancave të dobëta të Messit në Kupën e Amerikës
19:05 | 30 Qershor 2019

Argjentina ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës këtë verë, pa pasur nevojë që Lionel Messi të japë më të mirën e tij në çdo fazë deri më tani dhe vetë numri 10 ka pranuar të mos jetë në nivelin që priste.

Çdokush e di që, në një moment apo tjetrin, Messi mund të zgjohet dhe të shpërthejë për ta ndihmuar ekipin e Scalonit që të fitojë trofe pas një kohe të gjatë, por pse nuk po e bën deri tani?

Fushat në gjendje të keqe 

Messi vetë është ankuar për gjendjen e fushave në Brazil këtë verë dhe ai e përsëriti atë pas fitores mbi Venezuelën, transmeton lajmi.net.

“Nuk është Kupa e Amerikës më e mirë e imja”, ai pranoi. “Nuk mund të ecësh përpara, topi duket si lepur”.

Nuk ka asnjë dyshim se ai ka një arsye, dhe nuk është i vetmi lojtar që brengoset për fushat këtë verë, por lojtarët e lloji të tij janë goditur më së shumti nga kushtet e këqija në terren.

Nuk ka partnerë në sulm

Edhe pse Scaloni ka ndryshuar vazhdimisht formacionin e tij në fazën ofanzive, Messi nuk ka qenë në gjendje të formojë një partneritet të vërtetë me këdo që bashkohet me të, qoftë Sergio Aguero apo Lautaro Martinez.

Dukej që Giovani Lo Celso ishte lojtari që përshtatej më shumë me të, por ai ishte në stol kundër Venezuelës.

Përfshirje e vogël gjatë ndeshjes

Messi nuk është aq i përfshirë sa dëshiron të jetë. Ai ka vetëm një gol në Kupën e Amerikës dhe që erdhi nga penalltia.

“Messi duke qenë në fushë na jep shumë”, tha Scaloni.

“Ai kontribuon shumë brenda dhe jashtë fushës”.

Muaj më i komplikuar

Messi mbërriti në Brazil pas disa javëve shqetësuese në Spanjë që nga eliminimi nga Liverpool dhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias.

Mentalisht, përgatitja e tij nuk ka qenë ideale dhe duket se tani po vërtetohet.

Por, përkundër kohërave të vështria, Messi është duke u përpjekur të përballet me pasojat dhe të udhëheqë vendin e tij siç pritet.

Brazili mund të jetë ‘ilaç i përsosur’ dhe ai e di se Argjentina ka nevojë për të, të martën. /Lajmi.net/

TAGS