Arta Nitaj thekson linjat trupore, duket ultra atraktive në “Duelin e Botërorit”

Arta Nitaj thekson linjat trupore, duket ultra atraktive në “Duelin e Botërorit”

Prezantuesja e emisionit ekskluziv të Botërorit në TV Dukagjini, Arta Nitaj, është siguruar që të rrëmbejë vëmendjen.

Bukuroshja e serialit “O Sa Mirë” është konfirmuar kohë më parë si fytyra e emisionit të veçantë, “Dueli i Botërorit”.

Ajo në paraqitjen e saj të parë vendosi për veshje me ngjyrë të zezë të shkurtër i cili vuri në prah linjat trupore.

Duket se zeshkania bëri kombinimin fatal me ngjyrën e saj të preferuar, atë të zezën.

Mbetet të shihet si do të paraqitet “Xhesika” edhe në emisionet tjera, ku pritet edhe të rrëmbejë vëmendjen.

Emisioni “Dueli i Botërorit” është një prodhim i veçantë që përgjatë muajit të Botërorit do të sjellë analiza, fakte dhe detaje të shumta nga Kampionati Botëror, Rusia 2018, nga “super ekipa” e Dukagjiit dhe Telegrafi Sport. /Telegrafi/

TAGS