Artistët shqiptarë sfidojnë njëri-tjetrin, tregojnë imazhet e kuletës së tyre dhe sa para kanë

Në rrjetet sociale ka filluar së fundmi një sfidë mes disa prej fytyrave publike.

Bëhet fjalë për një sfidë me nominime, e cila të detyron të tregosh kuletën me gjërat që ke brenda, përfshirë edhe paratë.

Një sfidë e tillë është pranuar nga këngëtaret Rozana Radi, Eneda Tarifa e Anxhela Peristeri.

Anxhela Peristeri pranoi sfidën për të treguar kuletën (Foto: Anxhela Peristeri/InstaStory)

Ndërkohë të nominuar janë edhe shumë artistë të tjerë si: Soni Malaj, Kejsi Tola, Ronela Hajati, Kledi Bahiti etj.

Lexo po ashtu:

Mbetet të shihet nëse edhe këta të fundit do të pranojnë një sfidë të tillë.

Eneda Tarifa pranoi sfidën për të treguar kuletën e saj (Foto: Anxhela Peristeri/InstaStory)

Disa prej atyre që tashmë kanë pranuar sfidën janë treguar edhe mjaft të guximshëm, duke shfaqur pasaportën ose letër-njoftimin, ndonëse nuk është e preferueshme për figurat publike.

Jo të rralla janë sfidat e tilla, duke kujtuar këtu vitin 2014 ku virale në botë ishte bërë stafeta e akullit, e quajtur #Icebucketchallenge. /Telegrafi/

Rozana Radi pranoi sfidën për të treguar kuletën (Foto: Anxhela Peristeri/InstaStory)

TAGS