As Harry dhe as nëna e saj, ky person do të lajmërohet i pari kur Meghan të bëhet nënë

As Harry dhe as nëna e saj, ky person do të lajmërohet i pari kur Meghan të bëhet nënë

Numërimi ka nisur mbrapsht për të pritur fëmijën e parë të Meghan Markle dhe princ Harryt.

Në prill pritet të vijë në jetë princi ose princesha e vogël, duke qenë se çifti mbretëror nuk e kanë treguar ende gjininë e bebes që presin.

Që nga baby shower i Meghan, është dyshuar se ata po presin një djalë duke qenë se një nga mikeshat shkoi në festë me një dhuratë të mbështjellë me letër blu, një shenjë kjo që ata mund të bëhen me një princ.

Gjithsesi, deri ditën që fëmija do të vijë në jetë Meghan dhe Harry e kanë të ndaluar të tregojnë gjininë e tij.

Por teksa presim atë ditë, ne kemi zbuluar një detaj interesant nga protokolli i familjes mbretërore.

E dini se kush do ta marrë vesh e para lajmin se Meghan ka sjellë në jetë fëmijën?

Mbretëresha Elizabeth II me siguri teksa qëndron e qetë duke pirë një çaj në pallatin mbretëror do të lajmërohet e para se ka ardhur në jetë princi ose princesha.

Njësoj është vepruar edhe me 3 fëmijët e Kate dhe William, të cilët kanë lajmëruar të parën Mbretëreshën për të tri lindjet.

Epo Mbretëresha mbetet Mbretëreshë!

TAGS