Asaf Ademi: Gostivari me teatër të ri, ne po lëmë gjurmë me vepra

Asaf Ademi: Gostivari me teatër të ri, ne po lëmë gjurmë me vepra

Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi, në pyetjen e parashtruar nga gazetarja për teatrin e ri në Gostivar, është përgjigjur:
Po, gjatë muajit tetor, pas propozimit tonë, qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim që të themelojë teatër në Gostivar. Kjo bëhet për herë të parë në këtë qytet dhe më vjen mirë që si qytetar i Gostivarit do të lë një gjurmë të tillë në qytetin tim. Tash bëhen përgatitjet, krijohet ekipi dhe së shpejti presim edhe shfaqjet.