Asensio: Nuk dua ta bart gjithmonë numrin 20, kjo shpjegon gjithçka se si ndihem

Asensio: Nuk dua ta bart gjithmonë numrin 20, kjo shpjegon gjithçka se si ndihem

Nuk ka dyshim se ky pritet të jetë sezoni i shpërthimit të Marco Asensios. Sulmuesi i Real Madridit është i gatshëm të shndërrohet në yllin e skuadrës.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit, Los Blancos nuk transferuan një emër të madh për ta zëvendësuar, por vendosën t’u japin hapësirë lojtarëve si spanjolli i ri për ta shfaqur talentin.

22-vjeçari i dëshmoi cilësitë e tij edhe në ndeshjen ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë, në të cilën realizoi dy gola.

“Me apo pa Cristianon, unë i jam qasur sezonit të ri me shumë shpresë, me ambicie për të siguruar një vend të rregullt në skuadër dhe që të kem një rol më të rëndësishëm”.

Lexo po ashtu:

“Kjo duket që po ndodh – e kam nisur sezonin mirë dhe po angazhohem shumë”, ka deklaruar Asensio për revistën Panenka.

I pyetur nëse dëshiron një të ketë një numër tjetër në fanellë, natyrisht se deklarimi i tij ka qenë pohues.

“Nuk dua ta përfundoj karrierën duke e bartur numrin 20 – mendoj se kjo shpjegon gjithçka se si ndihem”.

“A do të doja ta ndryshoja? Padyshim që po, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar lojtari.

“Presioni te Real Madridi është shumë më ndryshe nga përvoja ime te Mallorca, ku nganjëherë i dëgjon njerëzit në tribuna duke bërtitur: ‘Vrapo, po luan me paratë e fëmijëve të mi…’”, ka rrëfyer Asensio. /Telegrafi/

TAGS