Asgjësohet parcela e hashashit në Krujë, arrestohen tre persona

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2”, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjësuan 2080 bimë Cannabis Sativa.

Ky ishte një operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit janë ndaluar shtetasit Ferdjan Zalla, 33 vjeç, banues në Krujë, Mondi Zalla, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Arben Babasi, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, shkruan TCH.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Sh., 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F. Zalla, M. Zalla dhe A. Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit G. Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

TAGS