16 March 2018 / 16:46
Kreu i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka kërkuar që sa më shpejt të merret masa në zbardhjen e plotë të rastit të Almirit, në të kundërtën kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë. Sela më tej tha se shpresat për reformë në drejtësinë e vendit, me aktin e djeshëm të drejtësisë përfundimisht janë shuar. Sela gjithashtu adresoi kritika drejt prokurorëve shqiptarë që të lëshojnë përsëri flet arrest për të akuzuarin Boban Iliq dhe I njëjti të futet në burg.
Iu bëj apel gjitha strukturave, ministrit të drejtësisë, që të marrë masa sa më shpejt, ose, nëse është i pafuqishëm, të japë dorëheqje si akt moral të vetëm dhe të fundit që mund ta bëj. Nuk kemi nevojë për letra publike të prokurorëve shqiptarë që dalin për të sqaruar opinionin për të pabërat dhe pisllëqet e veta, kemi nevojë që të marrin akte konkrete që ato si prokurorë kanë të drejtë që ti lëshojnë fletëarrest sërish një vrasësi – deklaroi Sinkron:Ziadin Sela. Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Alsat M