Alsat 2019-07-22T18:52:32+02:00
Ndërkohë edhe Aleanca për Shqiptarët, ka disa vërejtje për Ligjin për Prokurorinë. Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela thekson se përveç Ruskoskës, partia e tij do të përpiqet të ndërhyjë me amendamente në disa fusha. Aleanca do të kërkojë se materialet e përgjuara të shfrytëzohen si prova dhe në prokurorinë e re që e pason PSP-në, në Këshillin e prokurorëve publikë të mos lejohet të ketë anëtarë partiakë, ish funksionarë shtetërorë të cilët kanë qenë anëtarë të ndonjë partie, si dhe prokurori publik të jetë nga jashtë. Sipas Selës Ligji që propozohet ka për qëllim që të amnistohen dhe të mos shfrytëzohen si prova materiale të gjitha bisedat e përgjuara të cilat ishin subjekt i krizës politike.
Loading…