Departamenti i arsimit pranë “ALEANCËS PËR SHQIPTARËT” vazhdon të informoj opinionin për skandalet që e kanë kapluar ministrin Ademi dhe MASH-in në përgjithësi. Këto skandale janë bërë të përditshme saqë ndonjëherë edhe nuk mund ti ndjekim.
Kësaj herë u informojmë për skandalin në inspektoratin shtetëror të arsimit ku kolegët e punësuar në këtë institucion për rastin e njëjtë bien vendime të kundërta.
Menduam se vetëm shkollat na i shndërruan në parlamente, me pozitë e opozitë, porse që ky sistem i rëndësishëm shtetëror do të arrijë që edhe inspektorati i arsimit, hallkë kryesore kontrollit të procesit edukativo-arsimor, të katandisët deri në këtë nivel është e pabesueshme.
Inspektori shtetëror Gjorgji Ilieski bie vendim se në mënyrë joligjore ministri i arsimit Arbër Ademi dhe tjerë funksionarë të BDI-së janë avancuar me grada më të larta shkencore në “UNIVERSITETIN E TETOVËS” kur vendi i tyre ka qenë në pushim është e paligjshme dhe lëndën e ka çuar dhe në komisionin antikorrupsion për procedim të mëtutjeshëm.
Ministri Ademi duke parë se e hetuan për skandalin, nuk e mori fjalën në ceremoninë e Apsolventiadës e organizuar në të dy universitetet në qytetin e Tetovës dhe në vend të tij, që mos e fishkëllenin studentët, fjalim mbajti Talat Xhaferi.
Sot në televizionin Alsat-M, Inspektorati del me kumtesë se gjoja nuk ka pasur shkelje nga “UNIVERSITETI I TETOVËS” për ngritje në grada të ministrave të BDI-se të konstatuar nga inspektorë tjerë pranë këtij inspektorati dhe se degradohen nga kolegu Gjorgji Iliovski, pa pritur vendimin nga komisioni antikorrupsion.
Do tu besonim deri diku këtyre floskulave, por duke u bazuar në kontrollin para do kohe në “UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR TË STRUGËS” ku grupi i inspektorëve të kryesuar nga inspektori Ilieski me dhunë u përzunë nga ky universitet, ndërsa nga MASH-i nuk u morën asnjë veprim flet për këtë ministri.
Në fund ne si departament i arsimit e informojmë opinionin se MASH-i me shkollat shqipe komunikon vetëm në gjuhën maqedonase, nga ku kemi edhe dokumente, trumbetimet se gjuha shqipe është zyrtare nuk mban. Nëse ditët e ardhme dilet me një kumtesë tjetër për të na demantuar, ta dini se brenda kësaj periudhe do ta angazhojnë administratën për ti përkthyer këto dokumente.
Mundet se përkohësisht dhe do të bindin dikë, por gjithë opinioni dhe arsimtarët e dinë se në tabelat informative në zyrat e arsimtarëve janë të ekspozuara këto dokumente.
Departamenti i arsimit
Aleanca për Shqiptarët