30 Janar 2019 / 20:03
Aleanca për Shqiptarët (ASH) përshëndet vendimin e BDI-së që të garojnë vetë me kandidatin e tyre për zgjedhjet Presidenciale.
“Urojme që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar. Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes qe iu bë BDI-së në lidhje me idenë e tyre te rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje. Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfidën që Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu përballur me Ju”, thonë nga ASH-ja.
Nga kjo parti gjithashtu nënvizojnë rrëndësin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashke me ato presidenciale.
ALSAT
Loading…