Ashpërsohet gara për Eriksen, tani e kërkon edhe Bayerni

Ashpërsohet gara për Eriksen, tani e kërkon edhe Bayerni

Christian Eriksen është emri më i përfolur për t’u larguar nga Tottenham Hotspur në fund të sezonit.

Bayern Munich i janë bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Daily Star shkruan se mesfushori do të dëshironte të transferohej në Spanjë, por e ardhmja e tij mund të përcaktohet edhe nga e ardhmja e Paul Pogbas, përcjell ‘lajmi.net’.

Të dy këta po kërkohen nga Real Madrid, dhe një arritje e mundshme e marrëveshjes mes Manchester United për Pogban, mund të bëjë që Eriksen të kthej sytë kah Bayerni.

Kartoni i 27 vjeçarit vlerësohet afër 100 milionë euro, shumë kjo e madhe për Bayern Munich, por që gjatë bisedimeve do të tentohet të ulet.

Eriksen te Tottenham është transferuar në vitin 2013 nga Ajax./Lajmi.net/

[embedded content]

[embedded content]

TAGS