Asim Gashi pas publikimit të fotos së viktimës seksuale në luftë: Këta kriminela meritojnë dënim me vdekje

Asim Gashi pas publikimit të fotos së viktimës seksuale në luftë: Këta kriminela meritojnë dënim me vdekje
15:29 | 16 Maj 2019

Asim Gashi ka reaguar pas publikimit të fotos nga lufta ku një grua shihet duke u dhunuar nga kriminelët serbë, para familjarëve.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina e ka tronditur sot opinionin me një foto në të cilën shihet një grua që përdhunohej nga tre ushtarë kriminelë serb, para syve të familjarëve të viktimës, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë rast nuk kanë munguar as reagimet e shumta, ndër ta edhe këngëtari Asim Gashi i cili thotë se ndihet i turpëruar dhe i ligë që nuk patëm mundësi t’u ndihmojmë.

Sipas tij dënimi i kriminelëve serb do të duhej të ishte me vdekje./Lajmi.net/

TAGS