“Askush nuk mund ta refuzojë Real Madridin”

“Askush nuk mund ta refuzojë Real Madridin”
9:42 | 11 Maj 2019

Ruud Gullit shpreson që Eden Hazard të qëndrojë te Chelsea, por e sheh të vështirë refuzimin ndaj Real Madridit.

Sa më shumë që po i afrohemi fundit të sezonit, aq më të mëdha janë spekulimet për të ardhmen e Eden Hazard.

Ylli belg po kërkohet nga Real Madrid, dhe ky transferim ka gjasa të mëdha të finalizohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Legjenda holandeze Guullit, që ka qenë pjesë e Chelsea, shpreson që Hazard të mbetet në ‘Stamford Bridge’, edhe pse një gjë të tillë e sheh shumë të vështirë.

“Mendoj se së pari ata duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjnë vitin e ardhshëm me trajnerin”, ka deklaruar fillimisht Guullit për ‘Goal.com’, përcjell ‘lajmi.net’.

Duke folur për çështjen Hazard, ai ka shtuar: “Unë shpresoj që ai të qëndrojë. Ka shumë lojtar në Premierligë që mund të largohen. Ndoshta Paul Pogba largohet, Anderr Herrera, Christian Eriksen, Harry Kane. Askush nuk mund t’i rezistojë Real Madridit”.

“Ai është klubi më i madh në botë, dhe do të jetë vështirë për të nëse kërkohet nga Real Madrid. Por le të shohim e çfarë do të ndodhë”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS