Aston Martin zbulon DB4 GT ekskluzive për garën “Le Mans 24 Hours”

Aston Martin zbulon DB4 GT ekskluzive për garën “Le Mans 24 Hours”

Aston Martin ka zbuluar veturën ekskluzive DB4 GT për garën “Le Mans 24 Hours” e cila është gara më e vjetër e ende aktive për veturat sportive në botë e që mbahet për çdo vit që nga 1923 në qytetin e Le Mans të Francës.

I quajtur DB4 GT Zagato Continuation shitet si çift me DBS GT Zagato me një çmim prej 6.7 milionë euro e që së bashku formojë atë që Aston Martin e quan DBZ Centenary Collection.

Porositë e para të DB4 GT Zagato Continuation do të dorëzohen në fillim të çerekut të tretë të 2019-ës.

Vetëm 19 ekzemplarë të DB4 GT Zagato Continuation do të prodhohen, e për të cilat Aston pohon se për ndërtimin e secilës prej tyre duhen 4500 orë për tu përfunduar, transmeton koha.net.

DB4 GT Zagato Continuation ka motorin 4.7 litërsh i cili prodhon 390 kuajfuqi e ka rrotat e pasme aktive.