Atalanta e kthen Milanin në vitin 1998 – maji i atij viti ishte hera e fundit kur ‘Rosoneri’ humbi me 5 gola diferencë

Atalanta e kthen Milanin në vitin 1998 – maji i atij viti ishte hera e fundit kur ‘Rosoneri’ humbi me 5 gola diferencë
14:46 | 22 Dhjetor 2019

22 dhjetori i vitit 2019 do të jetë ditë për t’u harruar nga skuadra dhe tifozët e Milan.

Milan është mposhtur 5:0 në udhëtimin e saj në Bergamo, kundër një super Atalanta që ishte në nivel të jashtëzakonshëm sot.

Kjo është humbja më e thellë e Milan në dy dekadat e fundit, dhe sigurisht, dikush do të marrë përgjegjësi për këtë.

Hera e fundit kur Milan ka pësuar humbje me pesë gola diferëncë është në majin e vitit 1998, përcjell lajmi.net.

Asokohe ishte skuadra e Romës që gjunjëzonte ‘Rosonerit’.

Sot u regjistrua hera e katërt në historinë e Milan që skuadra pëson humbje me pesë gola, në Serie A. /Lajmi.net/

TAGS