Atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit/ Policia pranë autorit: Një persona me xhinse dhe bluzë të zezë…

Atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit/ Policia pranë autorit: Një persona me xhinse dhe bluzë të zezë…

Atentati me eksploziv që la të plagosur 50-vjeçarin Preng Gjini duket se është drejt zbardhjes. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se prokuroria ka një të dyshuar.



Ky konkluzion vjen pas hetimeve intensive për ngjarjen që tronditi kryeqytetin më 15 shtator dhe mbledhjes së provave dhe pamjeve të kamerave të sigurisë. Mësohet se i dyshuari shfaqet ne kamera duke u larguar me vrap në momentin e shpërthimit. Personi në fjalë dyshohet se është i afërt me familjen Reçi. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe kapele.

Ndërkohë pikërisht për këtë ngjarjes sot u mbajt një takim Polici-Prokurori mes drejtuesve të dy institucioneve. Dyshohet se atentati ndaj Gjinit erdhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes familjeve Reçi e Gjini.