Atentati ndaj prokurorit Ndoj, merret vendimi për autorin e dyshuar Redjan Rraja

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, merret vendimi për autorin e dyshuar Redjan Rraja

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të akuzuarin Redian Rraja, i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve ne Shkozet.

Rraja kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vijuar në qëndrimin e tij se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Sipas burimeve pranë gjykatës, prova kryesore e prokurorisë kundër tij ishte një shenjë gishti e Rrajës në një palë syze të gjetura në mjetin që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, mjet që u braktis në Shkafanë të Ishmit.

Redian Rraja akuzohet për “vrasjen e funksionarëve publike” dhe “vrasjen e dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Si pasojë e atentatit në Shkozet mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas, si pasojë e plagëve të marra.