Atentati në Peqin, i plagosur dërgohet në Tiranë

Atentati në Peqin, i plagosur dërgohet në Tiranë

Pasi mbeti i plagosur në atentat mësohet se 23-vjeçar, Ardit Uruçi është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Edhe pse i riu është jashtë rrezikut për jetën, është nisur drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar.

Ai ka një goditje në kokë si pasojë e një plumbi rikoshet.

Ndërkohë që ka edhe disa plumba të tjerë në këmbë.

Në këtë atentat mbeti i vrarë, miku i tij me të cilin udhëtonte në makinë, Andi Zylyfi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Përparim.