Atletico bën transferimin e parë, siguron shërbimet e yllit të Portos

Atletico bën transferimin e parë, siguron shërbimet e yllit të Portos
12:09 | 28 Maj 2019

Atletico Madrid ka bërë lëvizjen e parë në dritaren e transferimeve.

Skuadra spanjolle ka konfirmuar transferimin e parë, i cili vije nga Portugalia, saktësisht nga skuadra e Portos.

Felipe do t’i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga Diego Simeone, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve, madrilenët do të paguajnë rreth 20 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Felipe shihet si zëvendësuesi i Diego Godin, në fazën e qendrës së mbrojtjes. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS