Atletico Madrid – Barcelona, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

Atletico Madrid dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për gjiron e tetë të kampionatit spanjoll, La Liga.

Los Colchoneros dhe Blaugranat do luajnë mes vete në derbin e javës në kampionatin spanjoll.

Skuadra e Diego Simeones vjen në këtë ndeshje derbi pas një serie pozitive këtë fillim sezon me katër fitore dhe tri barazime nga shtatë ndeshje.

Pamje nga ndeshja e kampionatit të kaluar

Në anën tjetër, katalunasit e Ernesto Valverdes kanë shtatë fitore nga shtatë ndeshjet e para dhe duan ta vazhdojnë këtë rekord të qind për qind.

Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me futbollistë më të mirë që kanë në dispozicion, duke mos pasur asnjë befasi.

Wanda Metropolitano, stadiumi i Atleticos

Kjo ndeshje fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano.

Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Savic, Godin, Filipe Luis; Koke, Saul, Gabi, Carrasco; Griezmann, Correa.

BarcelonaTer Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Gomes; Messi, Suarez, Iniesta

/Telegrafi/