Atletico ‘shpejton’ bisedimet për Elseid Hysaj

Atletico ‘shpejton’ bisedimet për Elseid Hysaj

16:29 |

Skuadra e Atletico Madrid është e vendosur që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj.

Napoli dhe Atletico kanë avancuar në bisedimet për Hysaj, shkruajnë mediet italiane dhe ato spanjolle, transmeton lajmi.net.

Palët janë duke diskutuar për një marrëveshje që do të përfshinte 15 milionë euro, plus bonuse.

Sipas ‘AS’ dhe ‘Gazetta dello Sport’, çmimi ‘origjinal’ i kërkuar nga Napoli ishte 25 milionë euro, por ai ka rënë në 20 milionë së fundmi.

Lojtari i kombëtares së Shqipërisë ishte transferuar tek Napoli në vitin 2015, kur asokohe vinte nga Napoli, për 5 milionë euro.

Mbetet të shihet se kur do të finalizohet marrëveshja për kalimin e Hysaj në Madrid. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

16:31 |

TAGS