ATO-ja do të financohet nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike

Agjencia e Komunikime Elektronike do të financojë pjesërisht Agjencinë Teknike Operative, përgjegjëse për ndërmjetësimin e sinjalit gjatë përgjimeve të telekomunikimeve. Sipas zv.kryeministrit Bujar Osmani kjo do të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Është një zgjidhje e përkohëshme sepse detyrimet të cilat është dashur t’i bëjë Agjencia për Komunikime Elektronike tani i merr ATO-ja dhe një pjesë e mjeteve pa e dëmtuar thelbësisht buxhetin e Agjencisë do të transferohen në ATO. Unë mendoj se kjo është një zgjidhje e përkohshme deri sa të rimëkëmbet në një mënyrë funksionaliteti i agjencisë, pastaj duhet të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për funksionim më të mirë të kësaj agjencie- deklaroi zv.kryeministëri Bujar Osmani.

Alsat mëson se përfaqësuesit ndërkombëtar nuk mbështesin metodën e financimit të një trup i pavarur rregullator nga një trup tjetër rregullator. Agjencia për Komunikime Elektronike financohet kryekëput nga operatorët telefonik. Alsat kërkoi edhe vlerësimin e AKE-së për ndryshimet e fundit ligjore, për nuk arritëm ta sigurojmë atë. Megjithatë sipas Osmanit, AKE-ja është pyetur dhe është vërtetuar se mjetet që do të ndahen nuk do të ndikojnë në punën e saj.

Në elaborimin e deputetëve gjatë ndryshimeve të fundit ligjore në ligjin për AKE-në dhe ligjin për ATO-në thuhet se

Ligji për ATO-në:

Pas formimit të ATO-së, si trup rregullator për segmentin e punëve që ishin në kompetencë të AKE-së, kurse tani janë në kompetencë të ATO-së, është e natyrshme dhe e drejtë, mjetet financiare të cilat janë kalkuluar si mjete për kryerjen e aktiviteteve të njëjta nga buxheti i AKE-së, të zhvendosen automatikisht në buxhetin e ATO-së.

Gjatë formimit të ATO-së, institucion i formuar në kuadër të reformave në sistemin e sigurisë dhe zbulimit, ishte paraparë që ajo të financohet vetëm nga buxheti i shtetit.

Fatlume Dervishi

Loading…

TAGS