Një veturë Audi A5 ka dalë nga rruga mbrëmë në autostradën Shkup-Veles afër fshatit Katllanovë.
Në këtë aksident ka humbur jetën drejtuesja e makinës, 44 vjeçarja me iniciale F.G., njofton Gazeta Lajm.
Vetura ka qenë me targa të Gjevgjelisë, kurse 44 vjeçarja e ndjerë ka qenë nga Bogdanci. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16 e 30 minuta.