Aurela Hoxha flet nga karantina në Barcelonë: Situata e frikshme kur isha në Milano

Aurela Hoxha flet nga karantina në Barcelonë: Situata e frikshme kur isha në Milano

E vetë izoluar është edhe Aurela Hoxha. Teksa prej kohësh jeton në Barcelonë me të dashurin e saj. modelja rrëfen situatën e vështirë që kaloi në Milano, teksa nisi e gjithë situata kaotike me Koronavirus Gjatë intervistës për emisionin “Rudina”, ajo tregon sesi ngeci në Itali ditët e para kur shpërtheu virusi.  “Unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo.





Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluam një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë”, tha Aurela.

TAGS