Aurela Hoxha rrëfen situatën e frikshëm që përjetoi nga koronavirusi në Milano

Aurela Hoxha rrëfen situatën e frikshëm që përjetoi nga koronavirusi në Milano

Masa e ndërmarrë ndaj përhapjes së koronavirusit, siç është izolimi e ka zënë modelen e njohur Aurela Hoxha në Barcelonë. Në një lidhje me “Skype” në emisionin ‘Rudina’, modelja rrëfeu momentin e frikshëm që përjetoi në Milano.





“Të them të vërtetën nuk është se ka ndryshuar shumë rutina ime sepse edhe kur nuk ishte ky detyrim, unë gjithsesi dëshira ime për të gatuar ka disa kohë që ka filluar dhe unë vazhdoj e bëj njësoj. Ndoshta kam filluar të lexoj pak më shumë, të lutem pak më shumë. Është një moment ku realisht po lutem për të gjithë. Unë jam myslimane. Shkoj në kishë dhe në xhami dhe nuk e kam bërë këtë ndarje, që e vogël kam besuar vetëm një Zot dhe mënyra si unë lutem dhe besoj nuk është fare e ndikuar nga fetë. Kam marrë shpeshherë kritika sepse mbiemri im Hoxha, edhe duke qenë se shkoj në kishë, duket si diçka shumë e çuditshme për shumë njerëz. Por realisht unë besoj vetëm një Zot, besoj në kishë, besoj në xhami. Të gjithë ne duhet të lutemi në mënyrën tonë, në mënyrën si ne besojmë. Në këto momente jam në Barcelonë. Këtu nuk ka shumë që ka filluar mbyllja. Përpara kësaj unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluan një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe famija ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë,”– tha Hoxha.

TAGS