Autobusët urban të linjës 19 vonohen dhe të pasigurtë për udhëtarët

Autobusët urban të linjës 19 vonohen dhe të pasigurtë për udhëtarët

Linja e autobusëve urban me numrin 19  në relacionin Karposh 4 deri në Shuto Orizare dhe anasjelltas ka parregullësi të shumëta. Disa prej shoferëve nuk sillen në mënyrë profesionale me udhëtarët, vonojnë dhe nuk respktojnë orarin e qarkullimit, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Ndërmarrjes së Transportit Publik, por edhe nuk kujdesen për higjienën brenda autobusit.

Gjithësej nga 10 autobusë me numër 19, privatë janë 8, ndërsa 2 janë shtetërorë, megjithatë kodeks i sjelljes duhet të vlejë  për të gjithë shoferët.
Në këtë kodeks thuhet se:

“Ndërmarrja e transportit publik pëprpiqet që çdo punonjësi t’i sigurojë trajtim të drejtë dhe  respekt. Nuk do të tolerohet asnjë formë e ngacmimit, diskriminimit, apo poshtërimit të punonjësve, klientëve apo partnerëve të biznesit”- shkruhet në kodeksin  e sjelljes të publikuar në NTP.

Megjithatë jo të gjithë shoferët e respektojnë këtë kodeksë. Një sjellje e tillë jo profesionale është hasur sot në shoferin e autobusit privat me numër 19 me targa SK 132-TR, i cili edhe  pse kishte më pak se dy minuta që kishte ndaluar në stacion, disa herë  i jepte gaz autobusit ndërkohë që kishte të moshuar që ishin duke u ngjitur.
Kur qytetarët iu drejtuan duke i thënë mos i jepni gaz autobusit sepse ende po hypnin njerëz, përgjigja e tij ishte “ Nuk janë njerëz këto”.
Sjellja joprofesionale e tij vazhdoi edhe më tej kur në  stacionin para urës Goce Dellçev njërit prej të moshuarve derisa po zbriste i zuri me derë shpatullën duke mos pritur të zbresin të gjithë udhëtarët.

Ky nuk është shqetësimi i vetëm i udhëtarëve të kësaj linje. Sipas orarit të rendit ditorë të publikuar në faqen zyrtare të Ndërmarrjes së Tansportit Publik, në relacionin Karposh 4 deri Shuto Orizare dhe anasjelltas, gjatë ditëve të punës, duhet të ketë autobus në çdo 15-20 minuta. Ky orar nuk respektohet pasi në të shumtën e rasteve autobusët vonohen dyfishi, jo rrallë herë vonesat janë deri në 40 apo edhe 50 minuta.
Nga Ndërmarrja e Transportit Publik për Almakos thonë se sanksinomin për sjellje jo profesionale të shoferëve të autobusëve shtetërorë e ka kjo ndërmarrje, ndërsa për sjelljen e shoferëve të autobusëve privat përgjegjësi mbajtë punëdhënësit e tyre.

Përgatiti: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com