18 Shkurt 2019 / 19:16
Autobusi i kompanisë Euro-Turist që po udhëton nga Shkupi për në Gostivarë, është stërmbushur nga udhëtarët dhe disa prej tyre po qëndrojnë në këmbë. Duke i pasur ende të freskëta pamjet trishtuese të aksidentit tragjik që ndodhi vetëm 5 ditë më parë, udhëtarët të trishtuar adresuan këtë video në redaksinë e Televizionit Alsat. Ata shprehen të revoltuar ndaj kësaj dukurie dhe kërkojnë që të shtohen kontrollet policore me qëllim që të evitohen aksidentet e mundshme.
Loading…