Autoritetet konfirmojnë së është një trup nën rrënojat e aeroplanit të Sala, publikohen pamjet e para të rrënojave

Në orët e vona të dielës u konfirmua gjetja e rrënojave të aeroplanit të zhdukur ku në bord ishin Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, sot në orët e para të së hënës kanë ardhur konfirmime tjera.

AAIB (Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore) ka bërë publike pamjet e para të mbetjeve të aeroplanit.

Në mes të tjerave ka konfirmuar se kanë arritur të dallojnë se poshtë rrënojave është një trup. Deri më tani nuk kanë bërë të ditur se trupi është i lojtarit argjentinas, apo i pilotit.

Një pjesë e aeroplanit (Foto: AAIB/SWNS)

AAIB ka thënë se do të vazhdojë të bëjë të ditur në vazhdim detaje tjera, por gjithmonë duke u konsultuar me familjet dhe policisë.

Raportohet se pjesët e aeroplanit janë gjetur në thellësi 63 metra në shtratin të Ishujve të Kanalit.

Lexo po ashtu:

Qëllimi final i tyre është të zbulojnë shkakun e zhdukjes së aeroplanit nga radari me 21 janar, ku Sala ishte duke udhëtuar nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells).

Argjentinasi ishte rrugës për te klubi i ri, ku ditë më parë kishte finalizuar transferimin e tij prej 17 milionë euro te klubi nga Liga Premier. /Telegrafi/

TAGS