Maksimalisht të respektohen rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) për parandalimin e paraqitjes së përhapjes së koronavirusit në vend, apeloi sot Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).
AUV ka njoftuar se në koordinim me Odën e Veterinarisë i informon Shoqatat e Veterinarisë për respektim maksimal, por edhe informim të qytetarëve për rekomandimet për mbrojtje të paraqitjes së mundshme dhe përcjelljes së koronavirusit përmes kafshëve dhe ushqimit nga origjina e kafshëve me atë që bëhet fjalë për zoonozë, sëmundje e cila mund të përcillet përmes kontaktit me kafshët dhe produkte me origjinë shtazore.
“AUV apelon të shmanget kontakt i pambrojtur me kafshë shtëpiake ose të egra, ushqimi me origjinë shtazore të përpunohet gjatë gatimit, të përdoren enë të ndryshme dhe thika gjatë përgatitjes dhe prerjes së ushqimit të papërpunuar dhe të gatuar, duart të lahen pas çdo kontakti me lloje të ndryshme të ushqimeve (të papërpunuar ose të gatuar). Gjatë punës me kafshë të përdoren dorëza dhe maska, ndërsa veshja e punës për çdo ditë të lahet. Detyrimisht të lahen duart gjatë kontaktit me kafshë dhe ushqim me origjinë nga kafshët, ndërsa duhet të shmanget kontakt edhe me kafshë të sëmura, mish të prishur, mbeturina dhe materiale mbeturinash. Higjiena personale dhe larja e duarve, shmangia e kontaktit me persona që kanë simptoma të ftohjes ose virusit poashtu janë pjesë e rekomandimeve parësore të OBSH-së për parandalimin e paraqitjes së përhapjes së koronavirusit”, kanë thënë në AUV.