Ava Max dha lajmin e shumëpritur nga fansat e saj

Ava Max dha lajmin e shumëpritur nga fansat e saj
22:45 | 24 Gusht 2019

Admirimi për Ava Max veçse ka kaluar kufijtë kombëtar.

Ava Max po vazhdon të korr suksese në arenën ndërkombëtare me spektaklin që është duke dhuruar në skenën muzikore, shkruan lajmi.net.

Vetëm pesë ditë më parë këngëtarja me prejardhje shqiptare ka publikuar këngën ‘Torn’ që edhe pse nuk ishte e punuar me videoklip arriti të arkëtoj mbi një milion klikime në Youtube.

Tani me një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Ava ka njoftuar fansat e saj se të martën do të publikoj edhe videoklipin e këngës ‘Torn’ e kjo gjë i gëzoi shumë ndjekësit e saj. /Lajmi.net/

TAGS