Ava Max nis përgatitjet për performancën në “Video Music Awards”

Ava Max nis përgatitjet për performancën në “Video Music Awards”
23:38 | 23 Gusht 2019

Ava Max është njëra nga artistet që do të performojë në “MTV VMA”

Ava Max, përmes një videoje në Instagram, ka konfirmuar se do të performojë në “MTV Video Music Awards”, shkruan lajmi.net.

Në videon që e ndau me ndjekësit, këngëtarja shfaqet bashkë me ekipin e saj duke u përgatitur për performancë.

“Duke ushtruar për performancën time në VMAS. Mezi pres t’ju tregoj çfarë kam në ‘dyqan’”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Ava Max është e nominuar për çmim në kategorinë “Artistja më e mirë e re”. /Lajmi.net/

TAGS