Avancohen 20 shqiptarë në Ministrinë e Kulturës

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi së bashku me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri ndanë 20 vendime për avancimin e 20 shqiptarëve të punësuar në këtë Ministri.

Siç citohet në njoftim, të punësuarit në Ministrinë e Kulturës pas një periudhe të gjatë kohore u avancuan me çka tashmë vendosen në sektore të posaçshme dhe në detyra e ngritje të ndryshme në kuadër të Ministrisë.

Të punësuarit u shprehën të kënaqur me këtë vendim duke thënë se është një moment historik të cilin e presin vite radhazi e që përfundimisht realizohet.

Ministri Ademi dhe sekretari Aziri ju dëshiruan sukses në punën e tyre me shpresën që nuk do të jetë hera e fundit ku të punësuarit në këtë ministri do të kenë mundësi të avancohen dhe të dëshmojnë veten në fushat në të cilat u kërkohet.

Gjithashtu, ministri Ademi u uroi një fundvit të mbarë dhe një vit tjetër edhe më të suksesshëm në vijim.