Avdullah Hoti zgjedhet kryetar i LDK-së në Rahovec

Avdullah Hoti zgjedhet kryetar i LDK-së në Rahovec

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur procesin zgjedhor në degën e tyre në Komunën e Rahovecit.

Kryetar i degës është zgjedhur Avdullah Hoti.

Ai, nëpërmjet një shkrimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka falënderuar anëtarët e LDK-së, për besimin që i është dhënë për udhëheqjen e degës së Lidhjes në Rahovec.

“Është përmbyllur me sukses procesi zgjedhor në Degën e LDK-së në Rahovec. Falënderoj të gjithë anëtarët e LDK-së për kontributin e dhënë në zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik, siç i ka hije LDK-së. Jam shumë i nderuar me besimin e anëtarëve të LDK-së për të udhëhequr me degën e LDK-së në Rahovec”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Është përmbyllur me sukses procesi zgjedhor në Degën e LDK-së në Rahovec. Falënderoj të gjithë anëtarët e LDK-së për kontributin e dhënë në zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik, siç i ka hije LDK-së.

Jam shumë i nderuar me besimin e anëtarëve të LDK-së për të udhëhequr me degën e LDK-së në Rahovec.

Dëshiroj të falënderoj të gjitha strukturat e LDK-së për angazhimin gjatë këtyre katër viteve. Ka qenë privilegj për mua të kem besimin e mijëra aktivistëve të degës.

Jam i bindur se Dega e LDK-së në Rahovec ka potencial të madh. E kam vërejtur tek qindra qytetarë që kam takuar gjatë zgjedhjeve nëpër 39 nëndegët e LDK-së në Rahovec në muajin e fundit.

LDK-ja e ka qartësuar vizionin e saj për qeverisjen e ardhshme. Dhe ne në Rahovec e kemi shumë të lehtë për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve.

Tash na presin shumë punë. Besimi i qytetarëve në LDK në mbarë Kosovën po forcohet çdo ditë. Kjo është përgjegjësi për ne, për LDK-në si partia më e vjetër në Kosovë që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës. Duhet të përgatitemi për të marrë përsipër sfidat e forcimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Ne si degë mesatare e LDK-së nuk do të mbesim prapa. Ne mund të shkojmë përpara nëse e mbështesim njëri tjetrin, nëse i besojmë më shumë njëri tjetrit.

Çdo veprim i imi në të kaluarën në Degë duhet kuptuar si veprim për të quar përpara Degën. Çdo veprim i imi në të ardhmen do të ketë vetëm këtë qëllim, që të qojë përpara Degën.

Prandaj, i ftoj të gjithë anëtarët e LDK-së të punojmë së bashku, ta ruajmë dhe ta forcojmë LDK-në në Rahovec. /Telegrafi/

TAGS