Avokati rikujton kur u ndal rryma teksa polici fliste për arrestimin e Rizajt dhe Ndrecajt në Kumanovë

Avokati rikujton kur u ndal rryma teksa polici fliste për arrestimin e Rizajt dhe Ndrecajt në Kumanovë

Avokati rikujton kur u ndal rryma teksa polici fliste për arrestimin e Rizajt dhe Ndrecajt në Kumanovë Avokati i disa prej të akuzuarve në Lagjen e Trimave Elenko Millanov ia rikujtoi gjykatës një ndodhi të çuditshme gjatë gjykimit në shkallën e parë teksa po merrej në pyetje një pjesëtar i njësitit policor që atë ditë kishte shkuar për bastisje në Lagje.

Millanov kujtoi se si derisa polici tregonte se kolegu i tij polic kishte arrestuar Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecajn, se si ua kishte vendosur prangat, ishte ndalur rryma. Dhe pas 20 minutash pauzë, kur polici ishte rikthyer të dëshmojë, atëherë kishte ndryshuar deklaratën dhe fliste për gjëra të tjera.

Kjo edhe më shumë e rriste dyshimin për likuidimin e liderëve të grupit pas dorëzimit.